“Me dhimbje të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, akademik Nexhat Dacit.
Kosova sot nuk ka humbur vetëm një ish-politikan, por një nga akademikët më të shquar dhe personalitetet më të rëndësishme të saj. Akademik Daci, me urtësinë dhe pjekurinë e tij politike, ka luajtur një rol kyç në proceset më të rëndësishme që çuan drejt pavarësimit të shtetit të Kosovës.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së tij, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan veprën e tij. U prehtë në paqe!” ka shkruar Ahmeti

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume