Teksa në faqe të ndryshme të internetit vijojnë të ngarkohen video të tjera me përmbajtje intime mes kompozitorit Adrian Hila dhe artisteve të ndryshme, Policia dhe Prokuroria e Tiranës nuk janë në gjendje të japin një përgjigje se kush i ka nxjerrë këto video të kapura nga kamerat e sigurisë.

Në funksion të hetimit, këtë të martë, Sektori për Krimin Kibernetik në Policinë e Tiranës ka pyetur edhe 3 vajza të tjera të përfshira në këto video.

Top Channel raporton se ashtu si personat e tjerë që kanë dhënë deklarime më herët, ato kanë mbajtur të njëjtin qëndrim, duke deklaruar mbi marrëdhënien me kompozitorin, por përgjegjësinë e shohin përtej tij, duke hedhur dyshime te personat të cilët kanë shpërndarë apo komentuar videot.

Për këtë ngjarje, blutë e Tiranës kanë referuar materialet në Prokurori për 4 vepra penale: “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve dhe ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume