Skënder MULLIQI
Nuk e di së a mund të vendosen paralele, por vizita e djalit të presidentit amerikan Donald Trump, Beogradit kur Serbia po vlonë nga protestat e mëdha studentore, dhe në anën tjetër përpjekjet e Amerikës për të vu paqe ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë jo bash në menyrë të drejte nuk duken shumë rastësi.Si të komentohet e ardhmja e hoteleve Trump Internacional në Beograd? Organizata Trump dhe Affinity Global Development, një kompani e lidhur me dhëndrin e Trump, Jared Kushner, nënshkroi një kontratë me qeverinë serbe vitin e kaluar për të ndërtuar një hotel luksoz . Qeveria e Vuçiqit u dha vendndodhjen me qira 99-vjeçare dhe investimi vlerësohet në 500 milionë dollarë.Qeveria e Vuçiqit e prezantoi menjëherë vizitën si dëshmi të mbështetjes së administratës Trump për qeverinë e tij. Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq e quajti vizitën një “moment të madh” për marrëdhëniet midis Serbisë dhe administratës së re amerikane”.Nese i besojmë këtyre deklarimeve të krerëve të Serbisë, dhe faktit së presidenti amerikan nga shumë kush po konsiderohet së nuk po zhvillon negociata paqe për të ndalë luftën në Ukrainë, por po bën marrveshje më Putinin duke i plotësuar kërkesat e Moskës , ngjallë sigurishtë dyshime së Amerika po ndryshon drastikisht politikat e deritashme të jashtme duke u orjentuar nga Rusia, por edhe Serbia.Mbase edhe mund të jetë kjo një spekulim.Sipas asaj qka po shohim dhe po ndëgjojmë ka mundësi që rendi i ri botëtor të tentohet të bëhët sipas marrveshjeve Rusi-Amerikë, pa i pyetur aleatet evroperëndimor, që nuk do të jetë lehtë për Trump dhe Putin.Evropa zor së do të pranon perjashtimin në këtë proces që është duke ja bërë adminitrata e re amerikane, e cila i ka vu interesat ekonomike –tregtare në rënd të parë.Kur bëhët fjalë për Serbinw pyetje që mbetet e hapur është nëse Vuqiq do të arrijë të ruajë pushtetin dhe marrveshjën fitimprurëse më familjën Trump, apo nëse protestat do të sjellin ndryshime politike duke e larguar ate nga pushteti. Ngjarjët në Zyrën Ovale ndërmjet Trump dhe Zelenskyt, kan vëretuar së presidenti amerikan për partner ka zgjedhur Putinin, që pak kush ka pritur një zhvillim të një bisede të tillë përjashtuese dhe imponuese atë ditë në Shtëpinë e Bardhë.Është vështirë të bësohet së Rusia e cila rregullisht ka shkelur marrveshjet njejtw si Serbia, mos të dikton politikat sipas kutit të tij, adminitratës amerikane.Presidenti rus , Putin në bisedën telefonike më Trump nuk ka bërw marrvshje , por ka zhvilluar bisedë më kushte .Dhe, pastaj ka vazhduar më të vjetrën duke gjujtuar mbi objekte infrastrukturore , qytete dhe spitale tw Ukrainës.Putin nuk ka bërë lajka së nga Trump nuk i është kërkuar në fakt asgjë.Kan dalë informacione jo zyrtare që presidenti amerikan është i gatshem të pranon Krimen si pjesë të territorit të pushtuar rus.Këtu nuk bwhët fjalë për asnjë marrevshje , por bëhët fjalë për pazare.Shumë kush po mendon se Trump po ia kthën borgjin Rusisë , që e kishte ndihmuar të vjen në pushtet në mandatin parë si president i Amerikës.Rusia ka punar për Trump , kurse tash ky po punon për Rusinë.Dhe bota sikur po beson së presidenti amerikan seriozisht po bën marveshje e jo pazare më Putinin.Ne fakt zor të mendohet ndryshe kur administrata e re amerikane po adreson sulme ndaj Kanadës dhe Evropës, e jo edhe ndaj Putinit.Janë vu në lojë aleatat perëndimor kur bëhët fjalë për luftën në Ukrainë.Po lihet përshtypja së Trump, po dëshiron më shumë së të ndalë luftën, të legjitimon pushtimet ruse në Ukrainë, duke i dhënë kështu fuqi një diktatori të rrezikshem për paqën në botë. Një proces paqeje i udhëhequr nga administratat amerikane dhe ruse ka filluar në Arabinë Saudite, i cili potencialisht mund të rezultojë në një armëpushim në luftën ruso-ukrainase , ku Bashkimi Evropian është i indinjuar dhe i fyer sepse është lënë plotësisht jashtë procesit deri më tani…