Skënder MULLIQI
Secili dictator nuk dëshiron kurrë të largohet nga pushteti.Edhe Vladimir Putin hyn në këtë mes.Diktatorët përdorin çdo metodë dhe mjet për të mbetur në pushtet.Metodat e tyre janë fatkeqe se pari për popullin e vet, dhe pastaj edhe për popujtë të tjerë.Lufta Putinit po i shërbën për të forcuar pozitën në pushtet, duke larguar vëmendjen e popullit nga problemet e shumta të grumbulluara edhe ato të luftës.Lufta Putinit i hyn në funksion edhe për të homogjenizuar kombin, dhe për frikësuar publikun e gjerë më mjetet e propagandës , duke thelluar psikozën e luftës si mjet për jetëgjatësi të pushtetit.Diktatorët dëshirojnë luftë deri atëherë sa ajo të jetë e dobishme për ta, sikur që pranojnë paqën kur tju plotësohen të gjitha synimet e parashtruara.Të tillë dictator bota mban mend më bollëk, të cilët janë larguar dhunshem nga pushteti duke lënë pas viktima të shumta njerëzore dhe materjale.Pse të ndalë luftën shtrohet pytja logjike Putin?Sepse po i krijohen kushtet për mos të bërë këtë punë.Presidenti amerikan Donald Trump i është bërë aleat, i cili duke kërkuar paqën e njëanshme po ja shton apetitet për vazhdimin e luftës .Trump më duket së bëri gabim që koketoj më Putinin, pa vu ende kontakte për paqe, të cilat kan filluar të zhvillohen në mes të delegacioneve të Amerikës dhe Rusisë në Arabin Saudite .Putin duke i shfrytëzuar bisedimet po sforcon me sulme të fuqishme ndaj Ukrainës, edhe pse forcat ushtarake të Zelenskit i kan shkakterruar deri me tash shumë rafineri ruse të naftës dhe kan vrarë më mijera ushtarë rus.Putin vështirë të besohet së do të ndalë luftën pa ju plotësuar të gjitha kushtet, së përndryshe ai do të mbetej një dictator i humbur. E vetmja mbeshtjetje e madhe në armatim i mbeten ato bërthamore për qka edhe po kërcënon botën perëndimore më luftë .Diktatori rus nuk mendon ne paqe deri sa mundet më mbajtë luftën.Ai bënë luftë që nga viti 1999.Dhe, ky e kam thënë edhe ne disa shkrime, se po ti jepet mundësia do të anagazhohet për pushtime të reja. Putin kishte dëklaruar së “shkatërrimi i Bashkimit Sovjetik ishte katastrofa më e madhe gjeostrategjike e shekullit 20-të, duke shtuar se invazioni ushtarakë në Ukrainë do të jetë kthim në vitet e 90-ta”.Zatën edhe nga ky kënd duhet shikuar luftën që po e zhvillon Rusia më pretendimet hegjemoniste të kthimit të Perandorisë Ruse.Shtetet e BE-së në anën tjetër janë të bindura së Putin nuk mendon të ndalon në Ukrainë, por dëshiron një rend të ri botëror ku Rusia do të zënë vend krahas Vashingtonit dhe Pekinit.Dhe , është shumë shqetësuese deklarimi i Donald Trump i cili thotë se “Rusia meriton territorët e okupuara , sepse për këto territore kan vdekur shumë ushtarë rus”, duke apstrahuar viktimat e shumta në njerëz dhe shkattërimet që bëri Rusia mbi Ukrainën sovrane.Se bota do të hynë në nje fazë të re për paqe apo lufte, do të tregon shpejtë koha …