Qyteti i Shkupit fillimisht ndau gjashtë milionë denarë për familjet e të pësuarve në zjarrin në Koçan

Qyteti i Shkupit ndau gjashtë milionë denarë për familjet e të pësuarve në zjarrin në Koçan në të cilin humbën jetën 59 persona, ndërsa mbi 150 janë lënduar. Kjo është ndihma e parë të cilin e ndan Qyteti i Shkupit, ndërsa shumë shpejtë do të ndahet edhe tjetër ndihmë.
Kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski tha se mjetet do të transferohen në llogarinë e dedikuar për donacione në Kryqin e Kuq.
“Kjo është ndihmë fillestare për familjet e të pësuarve në kuadër të mundësive të Buxhetit të Qytetit. Shumë shpejt jemi të gatshëm për ndihmë shtesë për familjet e të pësuarve”, tha Sllaveski.
Këshilli i Qytetit të Shkupit e filloi seancën e sotme të jashtëzakonshme duke nderuar të vdekurit në zjarrin tragjik në Koçan.