“Bullgaria ndan dhimbjen e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për zjarrin në Koçan, në të cilin vdiqën dhe u lënduan shumë njerëz”, ka shkruar sot në “X” presidenti bullgar Rumen Radev.

Kreu i shtetit bullgar thotë se ka biseduar me presidenten e Maqedonisë, Gordana Siljanovska-Davkova dhe ka shprehur ngushëllime për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre.

“Bullgaria është e gatshme të ofrojë ndihmë mjekësore”, tha Radev.