Kryeministri Edi Rama tha në podcastin Flasim në rrjetet e tij sociale se Partia Socialiste ka nevojë për një mandat të katërt dhe më të fortë ndonjëherë për të bërë të mundur anëtarësimin e vendit në BE brenda kësaj dekade.

Rama renditi numrin e madh të përfitimeve për shqiptarët nga pasaporta evropiane e Shqipërisë.

“Për t’ju dhënë pasaportën e BE na duhet jo thjesht një mandat i katërt por një mandat më i fortë se të tjerët ndaj kush e do këtë pasaportë ka vetëm një mundësi të bashkohet dhe me votën e bashkuar të na japë këtë mundësi që të pajisim çdo shqiptar me pasaportën e BE brenda kësaj dekade”, tha Rama.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume