Rinia e fshatit Gradec të komunës së Vrapçishtit në bashkëpunim me mërgatën e këtij fshati, gjatë muajit të Ramazanit kanë ndarë mbi 400 pako për familjet në nevojë dhe ato me të ardhura të ulëta. Pakot përfshijnë produkte elementare ushqimore dhe higjienike. Ky aksion tashmë është bërë tradicional nga ana e të rinjve dhe mërgatës, të cilët përmes donacioneve, mundësojnë që sadopak, familjet më të ndjeshme financiarisht, ta kalojnë këtë muaj me lehtësi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume