RMV pesë vite anëtare e NATO-s e siguruar nga armiqë të jashtëm por jo edhe nga faktorë destabilizues brenda në shtet

Ejup Berisha
Pesë vitet e antarsimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO vendin e gjejnë me probleme të shumta të brendshme siç janë: Mungesë e sigurisë së brendshme gjendje e cila ndikon edhe në mungesën e sigurisë së qytetarëve. Brenga e jonë kryesore tani është se si ti ruajme jetët tona dhe të më të afërmve tanë nga vdekjet e shumta që po ndodhin shumë shpesh këtu te ne. Sot fatkeqsishtë dalim në komunikacion jetët i kemi të rrezikuara, shkojmë në ndonjë aheng për tu kenaqur e për tu argëtuar e për ne prap egzistojnë rreziqe të shumta për sigurinë dhe jetët tone si qytetarë. E keto si duket vijne si pasojë e çmendurive të shumta të bëra nga ana e disa njerëzve, nga mosrespekti për njëri tjetrin, nga moszbatimi i Kushtetutës dhe i ligjeve, nga niveli i lartë i krimit dhe korrupcionit, nga lakmia për pasiurim të shpejtë dhe për te bërë më shumë para, nga mosfunkcionimi i sistemit gjyqësor si pasojë e të cilit egziston drejtësi selektive. Kjo gjendje në këtë sferë të funkcionimit të shtetit ka për pasojë instalimin e sistemit të moshdeshkimit të kriminelëve dhe të korruptuarve.
Për keto gjëra nuk flas kot ka dëshmi dhe fakte e ai kryesori është se ky sistem te ne ka besueshmëri më pak se dy përqind ne mesin e qytetarëve. Nëse esenca dhe motivi kryesor i antarsimit të ndonjë shteti në NATO është të siguruarit e sigurisë nje gjë e tille nuk është arritur që të sigurohet plotesishtë në vendin tonë edhe pse po e shënojmë pesë vjetorin e antarsimit në organizatën më të madhe dhe më të fuqishme të sigurisë botërore në NATO. Për të gjitha problemet, parregullsitë dhe brengat që na mundojnë neve sot si shtet në pesë vjetorin e antarsimit në NATO e që i përmenda më lartë autore nuk është kjo organizatë e madhe e sigurisë por autorë janë disa individ dhe grupacione të ketushme individësh të cilët me dekada e paralizuan funkcionimin e shtetit. Ndërsa si pasojë e kësaj gjendjeje ne sot kemi jo vetëmse sistem mos respektimi por edhe praktikë të shkeljes të të drejtave dhe të lirive të njeriut. Kjo e fundit është faktor kryesor për egzistimin e pasigurisë tonë të brendshme. Pra është fakt se për këto parregullsi që egzistojnë më shumë se dy dekada ndër ne siç përmenda edhe më lartë autore nuk është Organizata Veriatlantike por edhe kjo bartë nje pjesë përgjegjsie sepse e njëjta po i toleron të gjitha këto fenomene negative në gjirin e një shteti anëtar të saj tanimë pesë vite. Pra nëse me antarsimin e shtetit tonë në NATO kemi arritur ta sigurojmë sovranitetin, stabilitetin dhe integritetin teritorial të shtetit nga tentimet për rrezikim dhe destabilizim nga armiqët e mundeshëm të jashtëm ne fatkeqsisht nuk kemi arritur të sigurojmë siguri dhe stabilitet brenda në shtet. E stabiliteti i jashtëm dhe ai i brendshmi janë ngushtë të lidhura me njëra tjetrën. Nuk mumd të egziston gjatë kohë srabiliteti i jashtëm pa atë të brendëshmin. Të shpresojmë se NATO i ka parasyshë të gjitha këto parregullsi, çrregullime, anomali dhe brenga që egzistojnë në vendin tonë dhe e njëjta do të bënë
pak më shumë presion ndaj autoriteteve të shtetit tonë që të punojnë në mënjanimin e tyre apo dhe do ti detyron këta që të vendosin rregull dhe rend qe jane baze e domosdoshme për funkcionimin e sigurisë së brendshme. Pra duhet të ndërmerren aktivitete dhe masa për të siguruar edhe stabilitet dhe siguri te brendeshme të rrezikuara nga faktorë siç thashë
të brendeshëm të cilët nuk ndajnë jo vetëmse vlera të përbashketa brenda vendit tonë por këta nuk i respektojnë e as nuk ndajnë as vlerat Veriatlantike. Pra të njëjtët nuk e duan shtetin e tyre por as NATO-n si organizatë që tanimë pesë vite aktivisht kujdeset për stabilitetin dhe sigurinë e jashtme të RMV-së.TS