Më 01.01.2026 në ora 04:30 në DPB Gostivar, nga Qendra Urgjente-Gostivar është denoncuar se për ndihmë mjekësore kanë pranuar personin Z.M. (51) nga Gostivari, i cili është sulmuar fizikisht në një objekt hotelerie në Gostivar. Sipas denoncimit, pas një debati të shkurtër në objekt me persona të tjerë, ai është sulmuar fizikisht nga pronari i objektit, i cili më pas e ka dëbuar jashtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume