Ronaldo gjen golin e 927-të në karrierë

Cristiano Ronaldo po i afrohet gjithnjë e më shumë shifrës së 1000 golave në karrierë.

Superylli portugez i futbollit, të hënën mbrëma shënoi golin e 927 në karrierë.

Ronaldo realizoi në ndeshjen që skuadra e tij Al Nassr e fitoi 3:0 ndaj Esteghlalit të Iranit, në kuadër të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Ronaldo shënoi për 2:0 nga penalltia në minutën e 27-të. Skuadra nga Irani nga minuta e 45-të mbeti me një lojtarë më pak në fushë.

Mehran Ahmadi u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë. Jhon Duran shënoi dy golat tjerë.

Fillimisht në minutën e 9-të shënoi golin e parë, kurse realizoi edhe golin e tretë në minutën e 84-t.

Ndeshja e parë kishte përfunduar baras, 0:0.

Ronaldo me Al Nassr do të paraqiten në çerekfinale të Championsit të Azisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume