Siguria kibernetike/ Andonovski: RMV-ja anëtare e NATO-s, institucionet blejnë antiviruse nga Rusia?!

Aktualisht mbrojtja që ofrohet në hapësirën kibernetike të vendit është ad-hoc, thotë Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, duke potencuar se të gjitha institucionet nuk janë të obliguar që të mbrohen nga sulmet kibernetike.
Por, sic njofton KlanM, vendi viteve të kaluara ka harxhuar me miliona euro për të mbrojtur institucionet dhe ende s`ka ndonjë epilog.
Ministri Andonovski gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë shpalosi një të dhënë interesante ku, sic percjell KlanM, mbi 20 institucione kanë blerë antiviruse ruse. Ai nuk jep detaje se për cilat institucione bëhet fjalë por nuk e sheh të arsyeshme që Maqedonia e Veriut si vend anëtar i NATO-s, të blejë antiviruse nga Rusia.
STEFAN ANDONOVSKI – MINISTËR PËR TRANSFORMIM DIGJTAL
“Mund të shihet në hulumtimet e furnizimeve publike se cilët institucione, çfarë licensash kanë blerë dhe për çfarë antivirusi bëhet fjalë. Padyshim kjo nuk është e jashtëligjshme, nuk është vepër penale, për shkak se ato kompani ekzistojnë dhe funksionojnë, por qëndrimi i vendit është se jemi anëtare e NATO-s, se jemi të orientuar pro-perëndimit dhe synojmë integrimet euroatlantike, kurse njëkohësisht blejmë antiviruse nga Rusia”
Por, jo vetëm kaq! Sipas tij, dhjetëra institucione me kohë nuk e kanë rritur apo mbindërtuar mbrojtjen e tyre dhe kanë punuar me licensa të skaduara, kurse një numër I madh i institucioneve, sic njofton KlanM, I vendosin të dhënat e qytetarëve nëpër serverë dhe kurse më vonë as që kujdesen nëse mbrohen sa duhet.
STEFAN ANDONOVSKI – MINISTËR PËR TRANSFORMIM DIGJTAL
“Këto çështje, të gjitha institucionet I kanë zgjidhur ad-hoc. Për dallim nga të gjitha ligjet tjera, në ligjet që kanë të bëjnë me sigurinë kibernetike, ne nuk kishim dispozita kundërvajtëse dhe mbikqyrje inspektuese nëse respektohen këto dispozita të ligjeve. Me ndryshimet që tani i miratuam dhe me Ligjin e ri për Siguri Kibernetike, Ministria për Transformim Digjital këtë do ta kontrollojë dhe potencialisht do të shqiptojë dënime atje ku institucionet nuk do të veprojnë”
Por, nëse MKD-CIRT, trupi që është nën ombrellën e Agjencisë për komunikime elektronike, do të jetë trupi I vetëm ku do të denoncohen të gjitha sulmet dhe kërcënimet kibernetike, sic njofton KlanM, Ministri Andonovski, thotë se koncepti që zhvillohet me Strategjinë Kombëtare Kibernetike është që të ketë dy qendra të këtilla.
Njëra është MKD-CIRT që mbetet në Agjencinë, kurse e dyta është CIRT-i qeveritar i vendosur në sektorin kibernetike të Ministrisë për Transformim Digjital.