Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur këtë të martë në Rinas, ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Raportohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një makinë Toyota me targa greke ndaj një automjeti tjetër, ku kanë vrarë një nga anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit, Gilmando Danin dhe kanë plagosur një tjetër.

Nga të dhënat e para të siguruara dyshohet se është qëlluar me armë nga dy automjete, të cilat janë larguar në drejtim të Fushë Krujës.


Ne foto: Viktima, Gilmando Dani

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume