Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festës së Fitër Bajramit, sot në mëngjes ka dërguar një mesazh urimi për qytetarët e besimit islam dhe për kreun e Bashkësisë Fetare Islame, Reis-ul-Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu.

“Me gjithë zemër, ju uroj që ditët e festave t’i kaloni në harmoni dhe mirëqenie, të mbushura me gëzim dhe lumturi, duke ndarë dashurinë dhe vëmendjen me të dashurit tuaj.

Këtë vit, në muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin e agjërimit, lutjes dhe faljes, na goditi një tragjedi e paparë që na tronditi si komunitet dhe si individë.

Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve. Pavarësisht përkatësisë fetare, etnike apo çfarëdo tjetër, të gjithë solidarizohemi së bashku”, thekson Siljanovska-Davkova në urimin e saj.