Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi, ka shpërndarë një fotografi të liderëve të koalicionit VLEN, duke dhënë sinjale përgatitjesh për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

“Krah për krah, në rrugën drejt fitores”, ka shkruar Azizi në përshkrimin e fotografisë, duke paralajmëruar një fitore të radhës për koalicionin VLEN.

Postimi në fjalë vjen në kohën kur koalicioni po shpalos strategjitë për garën në zgjedhjet lokale dhe synon të konfirmojë mbështetjen e fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume