Ndërkohë për të dytën ditë me radhë, dhjetëra studentë dhe të rinj po dhurojnë gjak në Sofje për të plagosurit në tragjedinë e ndodhur në Koçan. Sipas informacioneve të Kryqit të Kuq bullgar, mbi 500 qytetarë bullgarë kanë dhuruar gjak për të lënduarit në incidentin tragjik në diskotekën e Koçanit. Dhurimi i gjakut kryhet në Spitalin Universitar për trajtim aktiv dhe mjekësi urgjente “Pirogov”, Akademinë Mjekësore Ushtarake dhe Qendrën Kombëtare për Hematologji Transfuzioni në Sofje. /Alsat.mk

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume