Prifti italian u tregon gishtin e mesëm protestuesve të maskuar që ndoqën turistët e frikësuar drejt kishës
Foto: Nacionale
Prifti italian strehon turistët nga protestuesit e dhunshëm, më pas ua kthen gishtin e mesëm të rinjve të maskuar

Një prift katolik në Milano të Italisë, Giannicola Maria Simone, është vlerësuar për reagimin e tij gjatë protestave të dhunshme, pasi hapi dyert e kishës për të strehuar turistë dhe kalimtarë që po përpiqeshin t’u shpëtonin trazirave.

Sipas gazetës italiane Corriere della Sera, prifti 65-vjeçar i futi njerëzit brenda kishës Sant’Alessandro di Zebedia dhe i mbajti aty derisa situata u qetësua.

“Shumë njerëz po iknin nga të dhunshmit dhe unë i futa të gjithë brenda. Nuk ishin besimtarë, por turistë dhe kalimtarë të tjerë”, ka rrëfyer Simone.

Gjatë ngjarjes, prifti u filmua duke iu treguar gishtin e mesëm disa të rinjve të maskuar, pasi njëri prej tyre e kishte provokuar me të njëjtin gjest. Pamjet u bënë virale në rrjetet sociale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume