Gara më prestigjose evropiane në nivel të klubeve do të nxjerrë sonte katër skuadrat e para që do të kualifikohen në fazën çerekfinale të saj.

Nga ora 18:45 Barcelona e pret skuadrën portugeze, Bnefikën, ndaj së cilës në ndeshjen e parë triumfoi me rezultat 1-0, andaj skuadra katalanase pret që të kalojë në fazën tjetër edhe pse ende është gjithçka e hapur.

Ndërsa nga ora 21:00 zhvillohen tri ndeshje të tjera shumë interesante. Bayerni është me një këmbë në çerekfinale pas triumfit në ndeshjen e parë me rezultat 3-0 ndaj Bayer Leverkusen dhe përmbysja e këtij rezultati nga Granit Xhaka me shokë duket krejtësisht e pamundur.

Interi ka gjithashtu një avantazh të mirë ndaj Feynoordit. “Neroazzurrët” e presin skuadrën holandeze në “Giuseppe Meazza” me epërsinë e dy giola nga ndeshja e parë.

Kurse ballafaqimi i zjarrtë dhe i paparashikueshëm do të zhvillohet në stadiumin “Anfiedl Road”,. Aty ku Liverpooli e pret PSG-në. Skuadra angleze mori fitore minimale 1-0 në ndeshje e parë në Francë edhe pse vendasit ishin më mirë për gjatë gjithë 90 minutave.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume