Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është sulmuar fizikisht një shofer i autobusit të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik.

Siç bëhet e ditur në buletinin e MPB-së, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup.

“Më 04.03.2025 në ora 14.15 në SPB Shkup, E.H.(47) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 13.45, derisa po ngiste autobusin e NQP Shkup në rajonin e Qendrës, pas një keqkuptimi paraprak në trafik, është sulmuar fizikisht nga B.Xh. (33) nga Shkupi”, qëndron në buletin.

Më tej bëhet e ditur se pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.