Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij ka shkruar se është mirënjohës të gjithëve për këtë nivel solidarizimi sidhe ka falenderuar stafin mjekësorë dhe mjekëve që luftojnë pa u lodhur për për çdo jetë.

Në këto momente më të vështira, kur vendi ynë është i mbështjellë me dhimbje, jam thellësisht i prekur nga mbështetja dhe solidariteti i pakushtëzuar që marrim nga të gjitha anët. Çdo thirrje, çdo mesazh empatie, çdo gjest ndihme do të thotë shumë.
I shpreh mirënjohjen time të pamatë stafit mjekësor dhe mjekëve, heronjve që luftojnë pa u lodhur për çdo jetë, me sakrificë, forcë dhe humanizëm. Angazhimi i tyre i fortë në këto momente është një dritë në errësirën që po përjetojmë.
I jam mirënjohës të gjithëve që treguan se njerëzimi nuk ka kufij. Mbështetja juaj na jep forcë për të vazhduar 🙏