U prishën tre rrugë në një lagje të Tetovës, u morën kalldërmat dhe u ndërtua rruga e butiqeve. Një projekt i promovuar nga Bilall Kasami si një nga projektet më të mira, por askush nuk e kishte menduar prapaskenat e kreut të Tetovës.

Banorët e kësaj lagje janë shqetësuar se si Bilall Kasami i la në një gjendje të tillë gjatë dimrit.
“Si në Kandahar, më keq ska ku shkon”, thotë një banorë i lagjes. Një tjetër nuk shpreson se do të ndërothet nuk e di se sa dimra do të kalojnë, “nuk e di sa do të zgjase, ndoshta edhe dimri tjetër” thotë për TS.

Nga komuna e Tetovës nuk japin përgjigje se pse janë marrë kalldërmat nga një lagje e janë vendosur në rrugën e butiqeve dhe a do të ndërtohet rruga e prishur./TS/

@tetovasot_official

Lagjet e Tetovës duken si Kandahar – Bilall Kasami shkatërroi tre rrugë për të ndërtuar një të vetme dhe tani hesht.#nevrijademi #TS #foryou #foryoupage #tetovasot #news #for #ts #foryoupage❤️❤️

♬ original sound – TetovaSot