Tetovë: E reja tenton t’i japë fund jetës në qendrën tregtare, shpëtohet nga policia në momentet e fundit (VIDEO)

Një vajzë e re ka tentuar t’i japë fund jetës sot në një nga qendrat tregtare të Tetovës, duke shkaktuar alarm tek qytetarët që ndodheshin aty. Ngjarja ka ndodhur në mesditë, kur kalimtarë të rastit vunë re sjelljen e dyshimtë të vajzës dhe njoftuan autoritetet.
Sipas dëshmitarëve, forcat e policisë kanë ndërhyrë në mënyrë spektakolare, duke arritur ta shpëtojnë në momentet e fundit, në një skenë që u përshkrua si “e denjë për një film aksion”.
Policia ka konfirmuar rastin dhe ka njoftuar se vajza është në gjendje të qëndrueshme dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe psikologjike. Nuk dihen ende arsyet që e kanë shtyrë drejt këtij akti, por autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.
Ky rast sjell në vëmendje nevojën për ndërgjegjësim mbi shëndetin mendor dhe rëndësinë e mbështetjes psikologjike për të rinjtë që përballen me sfida të rënda në jetën e tyre.
@tetovasot_official Tetovë: E reja tenton t’i japë fund jetës në qendrën tregtare, shpëtohet nga policia në momentet e fundit #tetovasot #ts #policia