Në SPB Shkup, një grua 74-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është mashtruar nga një individ për shumën prej 307.500 denarë.

“Sipas raportit, personi e ka telefonuar, është prezantuar si punonjëse policie dhe i ka thënë se vajza e saj ka shkaktuar aksident trafiku ku ka goditur një fëmijë emigrant dhe se nëse nuk do që ajo të shkojë në burg, duhet të paguajë para”.

“Siç u raportua, ajo i la paratë në vendin e rënë dakord dhe pasi foli me vajzën e saj, kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume