Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev ka thënë sot se vendi i tij është i gatshëm që të pranojë edhe më tepër pacientë për kurim dhe se presin që autoritetet maqedonase të thonë nëse ka nevojë për pranimin e dhjetë personave të tjerë.

Aktualisht në spitalet bullgare ndodhen të shtruar 14 persona të lënduar, të cilët janë transportuar me avion transportues ushtarak spartan dhe autoambulanca të Mjekësisë Emergjente të Sofjes./ Alsat.mk