“Ngjarja tragjike në Koçan ka tronditur opinionin publik, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë dhe përgjegjësinë institucionale. Në vend që të ofronte reflektim të thellë dhe hapa konkretë për të adresuar problemet, kryeministri ka zgjedhur një qasje të njohur politike: shpërndarjen e fajit në të gjitha drejtimet, përveç vetes dhe kabinetit të tij.
Në vend të një analize të ndershme mbi dështimet e sistemit dhe përgjegjësinë e qeverisë, retorika politike po shndërrohet në një “gjueti shtrigash”. Duke fajësuar faktorë të jashtëm, opozitën, shoqërinë apo edhe institucionet e tjera, kryeministri shmang llogaridhënien e drejtpërdrejtë. Kjo qasje jo vetëm që nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës, por e përkeqëson atë duke rritur ndarjet dhe paragjykimet.
Në një shtet ku qeveria funksionon me përgjegjësi të plotë, tragjedi të tilla duhet të shërbejnë si një alarm për ndryshim, e jo si një mjet për të mbrojtur pushtetin përmes fjalëve boshe. Për sa kohë që bartësit e funksioneve shtetërore shmangin përgjegjësinë dhe faji mbetet i shpërndarë në mjegullën e retorikës politike, qytetarët do të vazhdojnë të humbasin besimin tek institucionet dhe tek drejtësia”, ka shkruar Qerimi.