Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama, kanë shprehur ngushëllime në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Koçan, derisa kanë shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihme që mund të jetë e nevojshme.

Begaj shprehet se lutjet e tij dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit.

Kurse, kryeministri Edi Rama ka shkruar në X, se me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e tij për tragjedinë e madhe të Koçanit.

“Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme”, ka shkruar ai.