Studentët e Universitetit “Kiril dhe Metodij” protestuan edhe sot në mënyrë paqësore për të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në një klub nate në qytetin e Koçanit.

Studentët qëndruan disa minuta në heshtje për viktimat.

Studentët e Universitetit “Kiril dhe Metodij” në vend të protestës që kishin paralajmëruar ata vendosën të heshtin në formë solidariteti dhe respekti për 59 viktimat që u dogjën në qytetin e Koçanit. Prapa shpinës sime shumë studentë vendosën lule dhe ndezën qirinj për nder të viktimave që u dogjën në klubin e natës “PULSE”.

Ky tubim studentor dërgoi mesazhe në heshtje, dhe brenda hapësirave të Universitetit vazhdon të qëndrojë libri i zisë për viktimat e Koçanit.

Më pas, në obor, studentët vendosën lule dhe kurora në shenjë ngushëllimi dhe solidariteti. Studentët ndezën dhe qirinjtë.

Të njëjtën gjë e bënë edhe studentët në qytetin e Manastirit.

Ndryshe, sot nga ora 18:00 është paralajmëruar protestë në qendër të Shkupit në lidhje me tragjedinë që ndodhi në Koçan. Organizatori i saj nuk dihet, por thirrja për protestë është bërë përmes rrjeteve sociale.