Urim Hasipi: Ish Ministri i Ekonomisë nuk mund të merret në pyetje pa u marrë në pyetje ish ministri i Punëve të Brendëshme

Shkruan: Urim Hasipi
Ndalimi i ish Ministrit Kreshnik Bekteshi 9 muaj pasi që nuk është në detyrë është farsë dhe hedhje pluhur për opinionin.Kreshniku nuk është “lule për ti marrë erë” por për këtë rast mendoj është vendim i motivuar edhe politikisht edhe etnikisht.
Bekteshi Kreshnik mund të ketë 1000 gabime për të cilët duhet të mbajë përgjegjësi.
Për një ngjarje që ka ndodhur 9 muaj pasi që ai nuk është në detyrë i tejkalon krejt prishtmëritë për një proces të drejtë hetimor për tragjedinë në Koçan.
Fillimisht të shkojmë me rradhë.
Natën kur ka ndodhur tragjedia në Spitalin Modular ku u dogjën 14 jetë njerëzish Tetovë nuk është arrestuar Venko Filipce ish ministër i Shëndetësisë.
Nuk është arrestuar as ndërtuesi i Spitalit Modular as mbikyrësi as askush.Të paprkeshëm kanë qenë.
Kur ka ndodhur tragjedia në Llaskarcë në vitin 2019 ish ministri i transportit dhe lidhjeve Goran Sugarevski dhe ish ministri i punëve të brendëshme Oliver Spasovski nuk janë arrestuar.
Shkojmë tutje.
Kur ka ndodhur aksidenti fatal në Bullgari i një autobusi nga Maqedonia sërish askush nuk është arrestuar asnjë mininistër.
Sot, kur në burg do të duhej të ishin këta ish ministra, ata janë aktiv në skenën politike vendore.
Spasovski është koordinator i grupit parlamentar të LSDM -së kurse Venko Filipce kryetar i LSDM -së.
Pra, asnjëri prej tyre nuk është marrë as në pyetje asnjë hetim nuk i ka përfshirë ku kanë humbur jetë njerëzish. Përgjegjësi nuk i është kërkuar as ish zëvendëskryeministrit Koco Angjushev për spitalin modular.Me një fjalë askujt nuk i është kërkuar përgjegjësi madje as në bisedë informative nuk është marrë që pastaj ata të shpallen fajtorë ose të lihen të lirë që është punë e organeve të drejtësisë.
Se këtu moti drejtësia ka rënë në dorë të partive politike nuk përbën ndonjë risi por sot drejtësia caktohet në konferenca për shtypi.
Ish Ministri i Ekonomisë nuk mund të merret në pyetje pa u marrë në pyetje ish ministri i punëve të brendshme.
Sot nuk mund të merret në përgjegjësi Besar Durmishi pa u marrë në përgjegjësi Toshkovski.
Nuk mund të paraburgoset njeriu pas 9 muajve kur nuk merren në përgjegjësi drejtorë tjerë të 8 drejtorive, kryetar komune e kështu me rradhë.