Një veturë është futur në turmën e qytetarëve në pjesën perëndimore të qytetit gjerman Manheim, njoftojnë mediat e atjeshme duke cituar dëshmitarë të shumtë.

Një person është parë duke qëndruar i shtrirë në veturë, kurse mbetet e paqartë nëse viktima është lënduar apo ka ndërruar jetë.

Policia gjermane ka theksuar se aktualisht po zhvillohet një operacion policor në qendër të qytetit – duke refuzuar të japin detaje.

Ekipet e shpëtimit dhe policë të shumtë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti.

Bild raporton se bëhet fjalë për një SUV me ngjyrë të zezë, që ia mësyu turmës së këmbësorëve.

“Disa persona janë lënduar rëndë”, është thënë nga ekipet emergjente që kanë dalë në terren.