Dita e nesërme do të jetë me diell dhe do të ketë rritje të temperaturave gjatë ditës, ndërsa temperaturat e mëngjesit kudo do të jenë nën zero.

Siç njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorlogjike, vranësitë do të shtohen të shtunën, ndërsa nga e diela e tutje do të ketë periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht të ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme shiu.

Në nivel lokal reshjet do të jenë të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë mesatare drejtimi jugor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume