Tragjedia e Koçanit u diskutua në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia.

Profesoni universitar Visar Ademi tha se për arsye moral kryeministri duhet të jep dorëheqje, edhe pse Hristijan Mickoski nuk po mendon diçka të tillë ani pse vdiqën 59 persona në Koçan.

“Ka kaluar koha kur në grindeshin maqedonas apo shqiptar edhe pse Mickoski e tha. Partitë politike i kanë robëruar, një qytetar I zakonshëm shkon në burg pse vjedh qebapa dhe këta që djegin 59 veta ose që vrasin njerëz me autobus përfundojnë më dënimë të vogla. Shoqëria jonë është e ndarë në parti, ky është I joni, ai nuk është I joni, pra mbahen me parti. Prandaj VMRO sot iu drejton gishtin të gjithëvë e jo pronarit të diskos. Ku është përgjegjësi e kryeministrit tonë që I kanë vdekur 59 persona dhe nuk jep dorëheqje”, tha Ademi.

Aktivistja Liridona Beqiri tha se populli ka probleme bazike jetësorë, mirëpo politika në vend po aktualizon tema joprioritare.

“Populli ka shumë halle bazike për jetën. Kemi dështuar në shëndetësi, e kemi në kolaps sepse kemi një ministër që kujdeset për karrierën e tij dhe nuk jep llogari për vdekjet nëpër spitale apo për mungesën e barnave si dhe shumë arsye tjera. Mirëpo politika na servon tema etnike, ndaj duhet të ju jepet mundëesi të rinjëve që të udhëheqin me politikën në domokraci”, tha Beqiri.