Anëtarët e Këshillit Gjyqësor, të cilët BDI po i mbron me mish e me shpirt me interpelancën e votuar, janë vetëm një e shkuar e errët, të lënë të qajnë për veprat e tyre! Por, shqiptarët po i vuajnë pasojat! Asnjë shqiptar nuk është emëruar në Gjykatën Penale në Shkup!

Të njëjtët për të cilët po qan BDI-ja, e mbajtën peng drejtësinë, emëruan kuadro partiake dhe heshtën derisa shqiptarët u përjashtuan me parimin ogurzi “Me një prokuror më pak shqiptar nuk shkohet në xhenet.”

Këshilli Gjyqësor dhe i gjithë ai grup, që është ende në pozicionet e tij, e kanë shkatërruar besimin në drejtësi, duke e ulur atë në vetëm 2%!

Selim Ademi, i përfshirë në skandale si “Target-Fortesa,” ndërsa miku i tij Enver Bexheti shpëtoi Sasho Mijallkovin, përfundoi në listën e zezë të SHBA-ve, bashkë me Artan Grubin, e sot Mijallkovi shëtit me Ferrari në Monte Karlo, ndërsa shqiptarët presin drejtësi!

Ndërkohë, MPB ka zbuluar se klani i Ali Ahmetit, në ortakllëk me njerëzit e Gruevskit dhe Mijallkovit, ka pompuar 10 miliardë denarë përmes mafias së naftës! Mazut dhe vaj toksik që ata fusnin në treg duke helmuar qytetarët, ndërsa paratë e pista i ndanë mes tyre!

Dhe tani, kur fundi po u vjen, shpikin kërcënime për krizë politike dhe bojkot!

Por kush qëndron pas këtij plani? Gruevski dhe Mijalkov – aleatët e vjetër të BDI-së?

E gjithë kjo piskamë për “deshqiptarizim” është thjesht një perde tymi për të shpëtuar kokën nga drejtësia që po troket!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume