Presidenti Aleksandar Vuçiq iu drejtua sonte qytetarëve serbë pas përfundimit të protestës më të madhe në historinë e Serbisë.

Ai tha se protesta nuk ishte e paralajmëruar, teksa kishte gjithsej 56 të lënduar.

Vuçiq akuzoi studentët për dhunë duke hedhur fishekzjarrë dhe gurë në Parkun Pionir.

“Traktorët u shkatërruan. Po të mos ishin traktorët, nuk do të kishin parandaluar gjakderdhjen. Traktorët janë atje për të ndalur valën. Kur ke një masë njerëzish, duhet të kesh diçka për të parandaluar një konflikt me ta. Të gjithë njerëzit që shkatërruan traktorët do të arrestohen dhe do të mbahen përgjegjës. Ne ia dolëm të ruanim paqen”, tha Vuçiq.

Ai ka akuzuar opozitën për gënjeshtra se sonte ndaj protestuesve në Beograd u përdor topi i zërit.

“Kemi pasur një goditje të fortë nga grupi mediatik United, i cili po bënte një revolucion me ngjyra në territorin e Republikës së Serbisë. Studentët nuk kanë nevojë të shqetësohen, ne thamë se nuk do të ndërhyjmë në autonominë e universitetit dhe do t’i përmbahemi kësaj”, tha ai.

Aleksandar Vuçiq përmendi mundësinë e zgjedhjeve të reja në Serbi.

“Unë jam gati t’i takoj (opozitën) brenda 4-5 muajsh që të shkojmë edhe në referendum, edhe në zgjedhje”, tha ai.