Zelensky dhe Starmer mbyllin takimin – Mbretëria e Bashkuar konfirmon mbështetjen për Ukrainën me 2.6 miliardë euro ndihmë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer kanë nënshkruar një marrëveshje për t’i dhuruar Ukrainës 2.8 miliardë dollarë (2.6 miliardë euro) kredi.
“Kredia do të paguhet nga të ardhurat nga asetet e ngrira ruse”, tha kancelarja e Thesarit të Mbretërisë së Bashkuar, Rachel Reeves.
Bëhet e ditur se marrëveshja është pjesë e “mbështetjes së palëkundur dhe të vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për popullin ukrainas”, shkruan CNN.
Ministri i Financave i Ukrainës, Serhiy Marchenko, i cili iu bashkua takimit nga distanca përmes lidhjes video, tha se Ukraina ishte “shumë mirënjohëse” për marrëveshjen “shumë të nevojshme”.
Ndërsa kredia është shtesë e financimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar prej rreth 3.7 miliardë dollarëve në vit për Ukrainën.
“Këto para kanë të bëjnë me ndihmën për të siguruar integritetin territorial të Ukrainës”, tha Reeves, duke shtuar se fondet gjithashtu përforcojnë “sigurinë e të gjithë Evropës”.