Ekipi i akuzës që po punon për hetimin për përcaktimin e shkaqeve të fatkeqësisë në Koçan është zgjeruar që nga mëngjesi i sotëm dhe aktualisht përbëhet nga:

– 2 prokurorë publikë nga Prokuroria Publike Koçan

– 2 prokurorë publikë nga Prokuroria Publike Shtip

– 5 prokurorë publikë nga Prokuroria Publike Shkup

Mbrëmë janë lëshuar disa urdhra shtesë, ndër të cilët është urdhëruar kontrollimi i serverëve dhe një kompjuteri tjetër në Ministrinë e Ekonomisë, si dhe një urdhër për ekspertizë grafologjike të nënshkrimeve në dokumentacion të caktuar.

Kontrolli në vendngjarje vijon edhe sot.