41 vjeçari nga Shkupi sulmohet nga tetovari në vendin e punës në Institucionin publik – Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Shkup

Më 24.04.2025 në orën 13.30 në SPB Shkup, U.D.(41) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 10.30 në vendin e punës në Institucionin publik – Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Shkup ishte sulmuar fizikisht nga V.D. nga Tetova, i cili njëkohësisht ka dëmtuar një pjesë të inventarit, ka hedhur sende të forta dhe i ka kanosur të punësuarit e tjerë nga ky institucion. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. TS