Me datë 28.04.2025 në orën 09:50 në rrugën “Tomo Çerepnallkovski” në Gostivar, zyrtarët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arestuar 62-vjeçaren M.A. nga Gostivari, e cila është raportuar nga i afërmi i saj F.A. (48) nga Gostivari, me të cilin jetojnë në një shtëpi të përbashkët, se rreth orës 09:00 ajo është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe e ka sulmuar me një objekt prej druri. Ajo është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, do të përgatitet një parashtresë përkatëse. TS