Në një aksident të rëndë rrugor që ndodhi këtë mëngjes në unazën e Zagrebit, humbën jetën dy persona, ndërsa një tjetër person u plagos.
Policia kroate ka njoftuar se aksidenti, ku ishin përfshirë dy vetura dhe një furgon, ndodhi në autostradën A3, drejt lindjes, pranë ndarjes me autostradën A4 (ndarja për Varazhdin).
Hetimet janë në vazhdim, thonë nga policia, shkruan index.hr.
Në pamjet e para nga vendi i aksidentit, shihen se dy mjete të Shërbimit të Shpejtë, por gjithashtu edhe një helikopter, i cili ka ateruar në unazë.
Kjo ka shkaktuar një kolonë trafiku rreth 7 km të gjatë midis nyjeve të Jakushevec dhe Kosnica në drejtim të Lipovcit.