Më 24.04.2025 rreth orës 21.15 në SPB Shkup u denoncua se në rr.„10“ në f.Мilladinovc, rrethi i Shkupit, automjeti i pasagjerëve „mercedes“ me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga D.Ј.(21) nga f.Мilladinovc, ka goditur dy të mitur, nga fshati i njëjtë. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi një 14-vjeçar i mitur, ndërsa lëndime trupore pësoi një 12-vjeçar i mitur, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“. Automjeti u sekuestrua, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i SPB Shkup. Në bashkërendim me prokurorin publik, kundër D.J. do të parashtrohet kallëzim përkatës. TS