Më datë 04.03.2025 në ora 17:00, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin B.R. (70) nga Gostivari, pronar i një objekti hotelierik në Gostivar. Në bashkëpunim me inspektorët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim-Shkup, në objektin hotelierik në Gostivar është kryer kontroll i aparateve për fikjen e zjarrit, me ç’rast është konstatuar se kartela e kontrollit të aparatit nuk është origjinale por fotokopje. B.R. është ndaluar në stacionin policorë dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume