Shoferi i cili sot e përplasi një çiklist nga Shkupi, është privuar nga liria, njoftuan pasdite nga MPB.

“Nëpunës policorë nga SPB Shkup sot e privuan nga liria B.XH. (51) nga Shkupi sepse sot rreth orës 11:40 në rr. “Llazar Liçenovski” në Shkup me automjetin ‘tojota’ me targa bullgare e përplasi një biçikletë të modifikuar me tre rrota drejtuar nga R.U. (37) nga Shkupi”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Nga atje shtojnë se i lënduari është dërguar në SPQ “8 Shtatori”, ndërsa B.XH. është privuar nga liria, përkohësisht i është marrë automjeti, ndërsa kundër tij, pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet padi adekuate.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume