Prokuroria Themelore Publike e Velesit po heton një person për veprat penale “Mashtrim” (neni 247) dhe “Mjekësi ilegale” (neni 209) të Kodit Penal.

Sipas hetimeve, i dyshuari, me qëllim që të nxjerrë përfitim të paligjshëm, ka mashtruar disa persona duke u ofruar rrejshëm “vaksina kubane” kundër kancerit.

Gjatë kontrolleve në vendin e punës së të dyshuarit në Veles, janë gjetur prova që do t’i nënshtrohen ekspertizës. Janë sekuestruar edhe pajisje elektronike dhe po kryhen veprime të tjera hetimore.

Prokurori kompetent po merr në pyetje të dëmtuarit dhe persona të tjerë që mund të kenë informacione të rëndësishme për rastin.

Prokuroria i ka propozuar gjykatës masa paraprake – heqjen e pasaportës dhe detyrimin që i dyshuari të paraqitet në Gjykatë.

Aktualisht personi është i hospitalizuar në një institucion mjekësor, ku iu dorëzua edhe vendimi për masat.

Prokuroria Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme po vazhdojnë hetimet për sigurimin e provave.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume