Numri i viktimave nga dy tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 6,4 ballë Rihter në Mianmar është rritur në 2 719.

Lideri ushtarak i Mianmarit gjenerali Min Aung Hlaing, në një deklaratë në lidhje me situatën në vend, theksoi se ekziston rreziku që numri i viktimave të kalojë shifrën 3 000.

Hlaing tha se numri i personave të lënduar nga tërmeti është rritur në 4 521 ndërsa 441 persona ende janë të zhdukur.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume