Një avion privat me pesë persona në bord ka përfunduar në ujërat e gjirit Coos, pas daljes nga pista e aeroportit Southëest Oregon Regional mëngjesin e së hënës, rreth orës 06:00 me orën lokale.

Avioni doli nga pista dhe përfundoi në ujërat e gjirit ngjitur me aeroportin. Katër pasagjerët dhe një anëtar i ekuipazhit u shpëtuan dhe u transportuan menjëherë në spital. Ende nuk janë bërë publike detajet për gjendjen e tyre shëndetësore.

Shkaku i aksidentit mbetet i panjohur, ndërsa hetuesit dhe përfaqësuesit e aeroportit nuk kanë dhënë ende komente. Aeroporti është mbyllur për të gjithë trafikun ajror, ndërsa ekipet po punojnë për pastrimin e materialeve të rrezikshme dhe nxjerrjen e mbetjeve të avionit, shkruan A2 CNN.

Aeroporti ndodhet përgjatë bregut të Paqësorit, rreth 80 kilometra në veri të kufirit me Kaliforninë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume