Më 24.04.2025 në periudhën prej orës 12.10 deri në orën 14.10, nëpunës policorë nga Njësiti për tregti të palejuar pranë SPB Shkup, sipas urdhërit gjyqësor të lëshuar më parë, kryen bastisje në shtëpinë e F.R. (41) nga Shkupi, në zonën e Karposhit. Gjatë bastisjes ishin gjetur dhe sekuestruar plumba të kalibrit të ndryshëm, marihuanë, mjete piroteknke dhe sende tjera për të cilat ekziston dyshimi se kanë prejardhje nga vepra penale. Për F.R. është shpallur urdhërarrest qendror.TS