MPB ka njoftuar se më 03.04.2025 në ora 18:20 në Shkup, zyrtarët policorë nga Njësia për tregti të palejuar pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria Z.T. (60) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë dhe hapësirat e bodrumit të tij në Çair, me urdhër paraprak nga Gjykata Themelore Penale Shkup, janë gjetur dhe konfiskuar një peshore dixhitale dhe 14 kavanoza dhe një qese me marihuanë, me peshë totale prej një kilogrami dhe 780 gramësh.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim penal në procedurë të shpejtë sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume