Aleancat e sapoformuara për bashkëpunim ushtarak në Ballkan mbeten pa anëtarë të rinj për momentin. Zyrtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë theksuar se ftesa është e hapur për Bullgarinë, por nuk ka konfirmim nga Sofja për anëtarësim. Sipas informacioneve, kjo aleancë është e hapur edhe për Maqedoninë e Veriut, por liderët shtetërorë të vendit nuk e kanë komentuar publikisht ofertën. Pas formimit të kësaj aleance, Hungaria dhe Serbia arritën një marrëveshje të ngjashme, dhe Republika Srpska është e interesuar për t’u bashkuar.

Vetëm zëvendësministri i Jashtëm i RMV-së, Zoran Dimitrovski e vlerësoi publikisht bashkëpunimin e ri ushtarak në Ballkan.

“Mendoj se si përfaqësues i një vendi që është anëtar i NATO-s, ata mund të jenë në një farë mënyre kundërproduktive”, thotë Dimitrovski.

Sipas Dimitrovskit, ndërsa Bashkimi Evropian punon për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, NATO duhet të mbetet e vetmja Aleancë që garanton sigurinë në rajon.

NATO-ja duhet të jetë prezente dhe është fuqi unike ushtarake për sa i përket garancive të sigurisë për Ballkanin, sepse aleancat e tjera mund të jenë shumë të rrezikshme edhe për vetë Bashkimin Evropian”, tha Dimitrovski.

Dimitrovski vlerëson se dy aleancat nuk janë bashkëpunuese me njëra-tjetrën dhe deklaroi se nuk do të funksionojnë, gjegjësisht se do të dështojnë iniciativat për bashkëpunim në mbrojtje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume