MPB njofton se me datë 29.04.2025 në ora 22.30 në NjP Zherovjan, personi S.S. (41) nga fshati Bllacë e Tetovës, ka raportuar se djali i tij i mitur 11-vjeçar, rreth orës 12:00, derisa ishte në parkun argëtues që ndodhet në oborrin e shkollës fillore ku mëson së bashku me shokët e tij, janë afruar tre nxënës të klasës së tetë dhe të nëntë dhe e kanë sulmuar fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit dhe do të vijojë parashtresa përkatëse.