Bayraktar TB2, mjeti i parë ajror luftarak pa pilot (UCAV) i Türkiyes, i zhvilluar në vend dhe në nivel kombëtar nga kompania e mbrojtjes Baykar, ka përfunduar me sukses fluturimin e dytë testues me motorin e tij TM100, raporton Anadolu.

Kompania Baykar njoftoi se droni Bayraktar TB2 u ngrit me motorin TM100, që është zhvilluar në vend.

Kjo shënon fluturimin e dytë të dronit kombëtar duke përdorur këtë motor të zhvilluar nga kompania turke, testim që u përfundua me sukses.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar, në rrjetet sociale thas e ata besuan, punuan së bashku dhe arritën sukses.

Ai theksoi se droni Bayraktar TB2 deri më tani është sistemi UCAV më i popullarizuar dhe më i prodhuar në masë i klasit taktik në mbarë botën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume