Më 28.04.2025 në ora 11.20 në NJPB Strugë është denoncuar se ekipi i EVN Maqedoni, gjatë kryerjes së punëve në zonën e fshatit Kalishtë të Strugës, ka gjetur një granatë të vjetër. Nga këqyrja e kryer është konstatuar se bëhet fjalë për një projektil artilerik nga Lufta e Parë Botërore, të kalibrit 105 milimetërsh si dhe një gëzhojë me kapsollë të kalibrit 105 milimetërsh. Sendet e gjetura janë ngritur në mënyrë të sigurt nga përfaqësuesit e autorizuar të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit për veprime të mëtejshme. TS